Hallgrimsson largohet nga Islanda
18 korrik 2018
| 12:16
Heimir Hallgrimsson është larguar nga detyra e trajnerit të Islandës.
Pasi Islanda përfundoi në vendin e fundit të grupit në Rusi, largimin e tij e ka konfirmuar Federata e Islandës përmes “Twitter”-it: “Asociacioni i Futbollit të Islandës e konfirmon se Heimir Hallgrimsson nuk do të vazhdojë më si trajner i kombëtares për meshkuj. Hallgrimsson largohet nga detyra me dëshirën e tij pas shtatë vjetëve”.