Halsey kritikon “Victoria’s Sercret”
04 dhjetor 2018
| 11:11
Halsey mendoi se performanca e saj në kuadër të organizimit të “Victoria’s Secret Fashion Show” të vitit 2018 do të jetë gjëja më e mirë e këtij viti. Mirëpo komentet e fundit transfobike ia kanë ndryshuar mendjen.
Këngëtarja u shpreh e dëshpëruar dhe nevrike përmes një shkrimi në “Instagram”. Ajo vlerësoi se ky shou ka mungesë të gjithëpërfshirjes, duke iu referuar transgjinorëve, me të cilët ajo tha se bazohen në stereotipa.