Hamann: Lowi gaboi totalisht, do ta paguajë
Prej disa ditësh në Gjermani debati më i madh është ai mbivendimin e trajnerit Joachim Low për t’ua mbyllur derën e kombëtares tre lojtarëve më shumë përvojë si Boateng,Hummels e Muller.
Një vendim i bujshëm, për lojtarë që nuk e kanë kaluar moshën 40 vjeç dhe janë ende të rëndësishëm por, mbi të gjitha, Low është kritikuar për mënyrën si i përjashtoi, pa i paralajmëruar dhe duke mos e nisur revolucionin kur pritej, pas dështimit në Botëror.
Këtë gjë e thekson edhe ish-mesfushori Dietmar Hamann, i cili tashmë punon si
opinionist për “Sky” dhe ka qenë mjaft i ashpër në deklaratat e tij.
“Nuk më besohej kur e lexova si lajm. Mendova se diçka e rëndë mund të kishte ndodhur. Nëse është thjesht rinovim ekipi, pse nuk e nisi Low sapo u mbyll Kupa e Botës? Atëherë njerëzit do ta kishin kuptuar”, ka thënë Haman.
“Ata lojtarë luajtën në Nations League, ndërsa tani dalin të panevojshëm për kombëtaren. Më duket e papranueshme, ata nuk e meritonin një trajtim të tillë. Low e dinte që kundër Francës dhe
Holandës do të ishin katër ndeshje të vështira dhe nuk pati guxim ta rinovonte ekipin atëherë, sepse duhej të mbronte vendin e punës. Tani me një stil aspak të mirë, ai u thotë që nuk ka më nevojë për ta. Mendoj se pikërisht për këtë sjellje
Low do të ketë probleme, do t’i paguajë gabimet që po bën”, ka deklaruar Hamann.