Hamas lëshon 130 raketa drejt kryeqytetit izraelit (Video)

11 maj 2021 | 23:41

Sirenat e bombardimeve u dëgjuan pak minuta më parë në Tel-Aviv, teksa militantët e Hamas, ashtu si e kishin paralajmëruar kanë lëshuar 130 raketa në drejtim të kryeqytetit izraelit.

Forcat izraelite të mbrojtjes i janë kundërpërgjigjur zjarrit dhe të pakta kanë qenë raketet që kanë depërtuar sistemin mbrojtës dhe sipas raportimeve njëra prej tyre goditi një autobuz në qytetin e Holon duke lënë të paktën 4 të plagosur rëndë mes tyre dhe një minorene.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani, ka shtruar mbrëmjen e sotme…