Hamasi akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza
Hamasi po akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza.
Ata thanë se vendet perëndimore që ofrojnë ndihmë ushtarake për Izraelin po marrin pjesë në vrasjen e palestinezëve, në vend që ata të kërkojnë një zgjidhje për konfliktin dhe okupimin.
“Nuk ka asnjë zonë të sigurt për njerëzit në Gaza që të kërkojnë strehim,” tha zyrtari i lartë i Hamasit, Ghazi Hamad.
“Çdo zonë dhe çdo ndërtesë është nën sulm të mundshëm. Të gjithë janë në shënjestër dhe të cenueshëm ndaj vrasjeve të Izraelit, duke përfshirë gratë, fëmijët, të moshuarit dhe madje edhe personat me aftësi të kufizuara”.
Hamad denoncoi gjithashtu rrethimin “ilegal dhe joetik” nga Izraeli në Gaza, i cili po pengon hyrjen e karburanteve dhe furnizimeve humanitare në territor, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv
“Udhëheqësit izraelitë po i japin udhëzime të qarta ushtrisë së tyre për të kryer një gjenocid kundër më shumë se dy milionë qytetarëve në Rripin e Gazës. Ne po përballemi me krime të paprecedentë në historinë moderne”, tha ai.