Hamasi i dorëzon Izraelit emrat e pengjeve që do të lirohen

19 janar 2025 | 10:04

Ndërmjetësuesit e bisedimeve të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit thonë tani se emrat e pengjeve që do të lirohen nga Hamasi janë dorëzuar.

Kjo listë me emra ka qenë pengesa kryesore që nënkuptonte se Izraeli vonoi fillimin e armëpushimit këtë mëngjes, i cili do të fillonte në orën 08:30 me orën lokale.

Një pjesë e marrëveshjes thotë se emrat e pengjeve që do të lirohen duhet të jepen të paktën 24 orë përpara. Më herët, Hamasi tha se arsyeja e vonesës ishte për shkak të një çështjeje “teknike”, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka njoftuar se ka përfunduar operacioni i koduar “Shpërndarësi”…