Hamasi i dorëzon trupat e katër pengjeve, Izraeli liron qindra të burgosur palestinezë

27 shkurt 2025 | 08:15

Hamasi i ka dorëzuar ata që thotë se janë trupat e katër pengjeve izraelite nga Gaza, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Autoritetet izraelite janë duke i testuar mostrat e ADN-së për të konfirmuar se ato janë mbetjet e pengjeve Shlomo Mansour, Ohad Yahalomi, Tsachi Idan dhe Itzik Egarat, të gjithë të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023, raporton televizioni BBC.

Të enjten herët, Izraeli e filloi lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë, ndërsa dhjetëra u kthyen në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Gaza, ku u pritën nga turma njerëzish që festonin.

Ky është shkëmbimi përfundimtar i pengjeve me të burgosur në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila pritet të mbarojë të shtunën.

Izraeli ende nuk i ka konfirmuar rezultatet e testimit të ADN-së që janë kryer në katër trupat e kthyer si pjesë e shkëmbimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kështjella e Argjirosë është kthyer në një nga destinacionet më…