Hamasi kërcënon të vrasë robërit nëse Izraeli godet civilët
Lëvizja terroriste Hamas kërcënoi se do të ekzekutonte një rob izraelit sa herë që Izraeli bombardon një shtëpi palestineze pa paralajmërim.
Kjo, pasi Izraeli thirri 300 mijë rezervistë dhe vendosi një bllokadë në Rripin e Gazës, duke rritur frikën se planifikonte një sulm tokësor.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.
Dhuna, e cila ka marrë më shumë se 1 mijë e 500 jetë, nxiti deklarata ndërkombëtare të mbështetjes për Izraelin pas një sulmi shkatërrues të fundjavës nga Hamasi dhe apel për t’i dhënë fund luftimeve dhe mbrojtjes së civilëve.
Kanalet televizive izraelite thanë se numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit ishte rritur në 900 izraelitë, me të paktën 2 mijë e 600 të plagosur dhe dhjetëra të zënë robër.
Mes të vrarëve izraelitë ishin 260 kryesisht të rinj të vrarë në një festival muzikor në shkretëtirë, ku disa nga pengjet u rrëmbyen.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerret në një fjalim të zjarrtë duke akuzuar Hamasin e mbështetur nga Irani për ekzekutimin e fëmijëve të lidhur dhe mizori të tjera.
“Ky armik i poshtër donte luftë dhe do të ketë luftë”, tha ai.