Hamasi ndryshon taktikë | Përpjekje e re për të pushtuar Izraelin nga deti. Përleshje të ashpra, 8 të vrarë

24 tetor 2023 | 22:18

Një përpjekje e Hamasit për të pushtuar nga deti u zmbraps nga ushtria izraelite në zonën Zikim, në veri të Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se marina sulmoi njerëzit e Hamasit ndërsa ata u përpoqën të depërtonin në territorin izraelit në zonën e Zikim nga deti. Zikim është një kibuc i vogël në Izrael, në veri të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi shtoi se avionët luftarakë sulmuan instalimin ushtarak nga ikën terroristët, ndërsa thuhet se 8 persona u vranë. Gjatë incidentit, një alarm i dyshuar për infiltrim u ra në komunitetet kufitare Zikim dhe Karmia. Ushtria izraelite thotë se një avion luftarak kreu gjithashtu një sulm ajror kundër një kompleksi nga ku u nisën terroristët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka…