Hamilton: E kam këshilluar Wolffin ta marrë pilot Antonellin

17 maj 2024 | 16:33

Para fillimit të këtij sezoni lajmi “bombë” në Formula 1 ishte ai i largimit të Lewis Hamiltonit nga Mercedesi te Ferrari në vitin 2025. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, makina gjermane nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin, por piloti britanik i jep një këshillë Toto Wolff, shefit të Mercedesit.

Javët e fundit ka pasur disa emra të pilotëve të konsideruar si të përshtatshëm për të plotësuar këtë vend bosh, nga Carlos Sainz (i cili do të largohet nga Ferrari për t’i lënë vendin Hamiltonit) deri te kampioni në fuqi i botës, Max Verstappen. Por janë të shumtë ata që mendojnë se skuadra duhet t’i japë një shans pilotit të ri italian Kimi Antonelli.

17-vjeçari nga Bolonja, i cili garon me Prema në Formula 2, shpreson të ketë shansin ta pilotojë Mercedesin vitin e ardhshëm (ka shanse të garojë me Williamsin). Vetë Hamiltoni mendon se trashëgimtari i tij ideal do të ishte Antonelli: “Sinqerisht, nuk e kam idenë se cilat janë planet e Totos. Për mua, punësimi i një piloti të ri do të ishte veprim i duhur. Nëse do të ishte puna ime të zgjidhja me siguri do të merrja Kimi Antonellin. Unë e kam këshilluar Wolffin për këtë pilot të ri dhe ai e ka marrë në konsideratë si ide. Tashmë u takon atyre të vendosin”, u shpreh shtatë herë kampioni i botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Stuttgartit, Alexander Nubel, u befasua kur lexoi emrin…