Hamilton: Jam në formë, fitova falë një strategjie më të mirë

10 maj 2021 | 12:05

Pista e Barcelonës është konfirmuar edhe një herë e mbarë për Mercedesin dhe Lewis Hamilton, që në Spanjë korri suksesin e pestë radhazi. Piloti britanik shfrytëzoi më së miri dy “pit-stop” për të parakaluar në xhirot e fundit rivalin e tij kryesor për titull, Max Verstappen me Red Bull.

“Puna e madhe dhe e lodhshme e gjithë skuadrës po jep frytet e saj. Nisja e garës ishte e vështirë, pasi kishte shumë papastërti në pistë dhe Red Bull u nis mjaft mirë. Gjithsesi, strategjia që ndoqëm me gomat ishte ajo e duhura dhe pas ndalesës së dytë rikuperuam ndaj Max”, ka thënë Hamilton, raporton “Telesport”.

“Nuk ishte kjo strategjia që kishim planifikuar, por e dinim që do të bënim dy ndalesa. Problem ishte se kur do të bëja ndalesën e dytë, pasi përvoja më thoshte se më një ndalesë nuk do t’ia dilja mbanë. Gjithsesi, e rëndësishme ishte fitorja dhe fakti që publiku u argëtua. Jam në formë dhe rezultatet e tregojnë”, ka shtuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-velina, Kejvina Kthella, është një nga vajzat më të komentuara…