Hamilton: Na duhet kohë të shkojmë aty ku dëshirojmë

18 prill 2025 | 11:00

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Arabinë Saudite, në pistën qytetase të Jeddah. Makina Ferrari shpreson të rikthehet protagoniste në një pistë qytetase, aty ku vitet fundit gjithnjë është paraqitur mirë.

Ai që karikon skuadrën italiane është 7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton. Ai fitoi garën sprint në Kinë dhe më pas për “kokëkuqen” gjërat kanë qenë më së shumti një zhgënjim.

I pyetur nëse Ferrari është në krizë apo bota rreth tij po krijon një të tillë ai sqaron: “Mendoj se është kjo e dyta. Nga njëra anë, është e pritshme, ne po flasim për ekipin më të madh në historinë e Formula 1, është kaq i veçantë”, ka thënë Hamilton.

“Ne duam të shfrytëzojmë energjinë dhe pasionin që është në skuadër. Duhet të mbrojmë ekipin, sepse ne jemi më shumë qendër të vëmendjes se çdo ekip tjetër. Nuk kam asnjë dyshim se do të arrijmë atje ku duam. Do të duhet kohë”, ka shtuar Hamilton.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SADAT SYLEJMANI, shpall te pavleshme deftesat dhe diplomen e SHMLT…