Hamilton: Në Mugello ishte si të fitoja tri gara

14 shtator 2020 | 14:09

Piloti Lewis Hamilton arriti në pistën e Mugello suksesin numër 90 në karrierën e tij, duke konsoliduar kreun e renditjes botërore (+55 pikë ndaj Valtteri Bottas dhe +80 pikë karshi Max Verstappen).

Gjithsesi, fitorja në garën italiane nuk ka qenë e lehtë për pilotin britanik të Mercedes, si pasojë e aksidenteve të shumta në pistë, duke bërë që gara të niste 3 herë.

“Ishte një garë e çmendur, me shumë aksidente. Ishte si të zhvilloja dhe fitoja 3 gara të ndryshme nga njëra-tjetra, por pista ishte fantastike. Valtteri më vuri shpesh në vështirësi dhe nuk ishte e lehtë ta mbaja pas. Gjithsesi, fitorja më gëzon, pasi arrij një shifër të rëndësishme. Të arrij këtu 90 fitore është diçka fantastike, kam se çfarë për të treguar”, ka thënë Hamilton. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21,…