Hamilton siguron një kontratë dyvjeçare

01 korrik 2021 | 17:16

Mercedesi dhe piloti britanik Lewis Hamilon janë pranë nënshkrimit të një marrëveshje për ta zgjatur kontratën edhe për dy sezone të tjera, lajm që konfirmohet nga “Daily Mail”.

“Uroj që kontrata e re me Lewis të jetë dyvjeçare, pasi nuk dua që të kaloj Krishtlindje si ato të vjetshmet, pa një kontratë me pilotët”, ka thënë Toto Wolff, drejtor sportiv i Mercedesit.

Pritet që marrëveshja të zyrtarizohet brenda korrikut para se të nisin pushimet verore. Mësohet se nga kontrata e re, piloti 7 herë kampion bote në Formula 1 do të arkëtojë 30 milionë sterlina në sezon. Kjo është një shumë më e vogël krahasuar me vitet e fundit.

Zyrtarizmi i kontratës ka lidhje edhe me shokun e skuadrës që do të ketë Hamiltoni vitin tjetër. Ai ka kërkuar që të qëndrojë Valtteri Bottas, duke e cilësuar si shokun më të mirë të skuadrës që ka pasur ndonjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një konferencë për media, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se…