Hamilton: Thonin që zezakët nuk fitojnë, nuk ndalem këtu

18 nëntor 2020 | 11:11

Lewis Hamilton shkroi historinë e Formula 1, duke fituar titullin e 7-të kampion bote dhe barazuar rekordin e Michael Schumacher.

Piloti me ngjyrë britanik shprehet se për të nuk ka qenë e lehtë të garonte në këtë sport dhe arrinte deri këtu për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

“Kam luftuar gjithnjë edhe kundër paragjykimeve, që kur isha fëmijë, pasi gjithnjë thonin se zezakët nuk mund të fitojnë. Kjo është arsyeja që unë jam shumë aktiv jashtë pistës, në betejat për të drejtat humane, të barazisë dhe në mbështetje të njerëzve me ngjyrë”, ka thënë Hamilton.

“Kur kam qenë fëmijë ëndërroja të paktën të garoja, nuk e imagjinoja që do të arrija deri këtu. Gëzohesha kur shihja Schumacher që fitonte një garë dhe të arrija deri në Formula 1 ishte objektivi im kryesor. Tani kam 7 tituj kampionë, i kam merituar, por nuk ndalem këtu. Kam mundësi për më shumë”, ka shtuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Melihate Tërmkolli Liria është vlerë. E të gjithëve. Liria…