Hamiltoni barazohet me Verstappenin, titulli kampion vendoset në Abu Dhabi

05 dhjetor 2021 | 22:12

Lewis Hamilton ka fituar në Çmimin e Madh të Jeddah dhe ka barazuar me pikë, 369.5 rivalin e tij Max Verstappen, i cili u pozicionua i dyti, para pilotit tjetër të Mercedes, Valttery Bottas.

Holandezi kryeson pasi ka fituar një garë më tepër këtë sezon dhe fituesi i kampionatit do të vendoset në Abu Dhabi, në garën e fundit të Formula 1 për këtë sezon.

Gara e sotme ishte spektakolare dhe Verstappen përfitoi nga aksidenti i Mick Shchumacher. Kur makinat Mercedes u futen në bokse gjatë kohës që ishte makina e sigurisë në pistë, piloti i Red Bull mori kryesimin e garës.

Më vonë pati flamur të kuq dhe Verstappen përfitoi të ndryshonte gomat dhe mbajti kryesimin. Mes holandezit dhe kampionit të botës pati edhe përplasje dhe në xhiron e 43-të pati penalizim me 5 sekonda për pilotin e Red Bull.

Hamilton mori vendin e parë dhe deri në fund e ruajti, kurse Verstappen uli ritmin për të mbyllur garën dhe për të mos rrezikuar vendin e dytë pas penalitetit të marrë. Në podium u rendit edhe makina tjetër Mercedes, e drejtuar nga Valtteri Bottas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shofer kamioni dhe një pilot kanë mbetur relativisht të…