Hamiltoni: Bëj gjëra që pilotët e tjerë as nuk i imagjinojnë
Edhe pse sezoni 2023 nuk ka nisur mirë për Mercedesin, Lewis Hamiltoni ka besim te skuadra e tij. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 ka folur për sezonin e ardhshëm në prag të garës që zhvillohet këtë fundjavë në Jeddah.
“Mercedesi më ka qëndruar pranë që kur isha 13 vjeç. Edhe pse kemi pasur vështirësi, unë jam sërish këtu”, ka thënë Hamiltoni. “Edhe pse mund të jetë një tjetër sezon i vështirë, jam këtu për të dueluar e luftuar. Jam një person që nuk dorëzohem, që luftoj dhe kam shumë luftëtarë përreth. E adhuroj sfidën dhe përpiqem të gjej rrugëzgjidhje. Mendoj se jam ende në gjendje të bëj gjëra me makinën time që të tjerët as nuk e imagjinojnë”, ka shtuar Hamiltoni.
“Do të preferoja të nisja këtë sezon me një makinë fituese, por ai që ka rëndësi është udhëtimi që do të bëjmë. Për të ardhmen do të bisedoj me Toto Wolff dhe do të zgjidhim gjithçka. Jam krenar për punën që po bëjmë, ndaj do të gjejmë një zgjidhje”, ka pohuar britaniku.