Hamiltoni, besnik i Mercedesit

01 gusht 2018 | 15:10

Lewis Hamilton firmosi dy javë më parë rinovimin e kontratës me makinën Mercedes, por piloti britanik ka konfirmuar se një tjetër skuadër e madhe e ka kontaktuar, por ai e refuzoi.

“Po, më kontaktoi edhe një makinë tjetër veç bisedimeve që kisha nisur me Mercedes. Por për asnjë moment nuk mendova të largohesha. Bisedimet u zgjatën për fajin tim, por jam te Mercedes që kur isha 13-vjeç”, ka thënë Hamilton.

“E vlerësoj faktin që Toto Wolff më priti kaq gjatë dhe u tregua i duruar me mua, pasi e di që nuk ka një karakter të lehtë. Shumica e njerëzve në Formula 1 nuk do të kishte pritur kaq gjatë, por kjo tregon se mes nesh ka respekt reciprok dhe besim në aftësitë tona”, u shpreh më tej Hamilton, pa bërë me dije se cila ishte makina tjetër që e kërkoi.

Britaniku shprehet se bisedimet u zgjatën pasi nuk ishte i sigurtë nëse do të rinovonte për 2 apo 3 vite. “Formula 1 do të ndryshojë në vitin 2021, ndaj jam kurioz të shoh se si do të evoluojnë gjërat. Nuk doja të hidhesha në një botë të panjohur, ndaj rinovova për 2 vite. Ishte një vendim strategjik nga ana ime”, deklaroi Hamilton, që kryeson edhe botërorin 2018 të Formula 1 me 24 pikë avantazh karshi Sebastian Vettel. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se misionet e…