Hamiltoni: Dëshiron të garojë edhe në vitin 2022
Në prag të garës së Portugalisë, që zhvillohet këtë fundjavë, Lewis Hamilton ka larguar çdo dyshim në lidhje me të ardhmen e tij.
Kontrata e pilotit britanik me Mercedesin skadon në fund të këtij viti, por shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 dëshiron të garojë edhe në vitin 2022. Ai synon të bëhet piloti më i suksesshëm në historinë e këtij sporti, duke kaluar Michael Schumacher.
“Dua të vazhdoj të garoj edhe vitin tjetër, të fitoj sërish. E ardhmja mund të rezervojë të tjera surpriza të bukura për mua. Zakonisht nuk bëhem vullnetar, por këtë herë jam gati. Dua të ndihmoj Pirellin që të krijojë një produkt më të mirë në pistë. Gjithsesi, për momentin jam fokusuar te ky sezon dhe te dueli me Verstappen, pasi do të jetë një sfidë e bukur”, ka thënë Hamilton.