Hamiltoni: Do të luftoj deri në fund për titullin

06 korrik 2021 | 11:45

Lewis Hamiltoni përdori “Instagramin” për ta dhënë mesazhin e tij për ata që e konsiderojnë tanimë të mposhtur nga Max Verstappen.

Holandezi i Red Bullit po e mposht kampionin e botës me pesë suksese në 9 raundet, 3 të fundit radhazi. Anglezi gjithsesi s’ka ndër mend ta ngrejë flamurin e bardhë, të paktën jo pa dhënë gjithçka për ta mbrojtur fronin e tij pas katër vjetësh dominimi.

“Në momente si ky duhet të jemi veçanërisht të vëmendshëm, të përqendruar dhe të vendosur. Dorëzimi nuk është kurrë një opsion. Këto pesë garat e fundit kanë qenë vërtet të vështira, por mbetem optimist dhe besimplotë te skuadra ime. Jam i sigurt se do të ringrihemi shpejt, tani për takimin e radhës”, ka shkruar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim familjen…