Hamiltoni: Do t’i përgjigjem Verstappen me të njëjtën monedhë

28 dhjetor 2022 | 11:42

Viti 2022 në Formula 1 konfirmoi dominimin e Red Bull dhe Max Verstappen, që fitoi titullin e dytë kampion bote për pilotë.

Gjatë këtij viti na mungoi sfida e sezonit 2021 mes Lewis Hamilton e Max Verstappen. Në rastin e vetëm që e fansat e shijuan atë përballje ishte gara e Brazilit dhe pati shkëndija.

Dy pilotët patën edhe një kontakt në pistë, me holandezin që pësoi dëme në makinën e tij.

“Gjatë gjithë këtij viti nuk pati asnjë aksident, por kur me Max upërballëm në Brazil ndodhi kontakti. Mendoj se e kuptoi leksionin, që tashmë do t’i përgjigjem me të njëjtën monedhë. Do të jem po aq agresiv sa ai”, ka thënë Hamilton.

“Nuk kam dyshime që ai ka një mënyrë tjetër të të vendosurit limite në pistë karshi meje, por tashmë kam vendosur të ndryshoj edhe unë, duke mos qenë më ai piloti që hap krahun për të evituar kontaktin. Zjarrit do t’i përgjigjem me zjarr. Nuk kam pse të heq këmbën nga gazi vetëm unë”, ka deklaruar britaniku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jasir Asani, pas vetëm një sezoni e gjysmë në Hungari…