Hamiltoni e mbylli botërorin me fitore
25 nëntor 2018
| 16:37
Lewis Hamilton fitoi garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, gara që mbylli Botërorin 2018, me pilotin britanik që bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e merituar këtë triumf.
Ai la pas Sebastian Vettelin, ndërsa në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull. Pas tre pilotëve të parë, u rendit Daniel Ricciardo (i katërti) me makinën tjetër Red Bull e më pas Valtteri Bottas me Mercedes (i pesti). Në “top-10” u klasifikuan edhe Sainz (Renault), Leclerc (Sauber), Perez (Force India), Grosjean e Magnusen me Haas. Vetëm i 11-ti Fernando Alonso me McLaren, në garën e tij të fundit në Formula 1, pas 17 vitesh karrierë në këtë sport (zgjidhet si piloti më i mirë i garës).