Hamiltoni fiton titullin e gjashtë të karrierës
Lewis Hamilton ka arritur të fitojë titullin e tretë radhazi dhe të gjashtin në karrierë, megjithëse ka përfunduar Çmimin e Madh të Amerikës në vend të dytë pas shokut të skuadrës Valteri Bottas.
I treti është renditur Verstappen. Starti ishte shumë i mirë për makinat Mercedes, por jo edhe aq i mirë për Ferrarin. Sebastian Vettel ka humbur disa pozicione brenda xhiros së parë për shkak të një problemi. Mesa duket ai ka pasur një kontakt me një makinë Red Bull pas kthesës së parë dhe si pasojë është parakaluar nga Hamilton dhe disa të tjerë.
Piloti i Ferrarit është tërhequr pak më pas sepse problemi në makinë nuk rregullohej. Kjo i ka dhënë mundësinë Hamilton të siguronte titullin që në Amerikë. Bottas ishte piloti më i shpejtë në pistë, por anglezi ka dalë përpara nga fundi por me goma shumë të përdorura duke rrezikuar të mos e përfundojë garën. Kjo për shkak se Hamilton zgjodhi, por me goma shumë të përdorura duke rrezikuar të mos e përfundojë garën. Kjo për shkak se Hamilton zgjodhi strategjinë e një pit stopi, ndërsa Bottas atë me dy. Bottas ka parakaluar Hamiltonin katër xhiro përpara fundit, ndërsa edhe Max Verstappen, po ashtu me dy pit stope dhe me goma shumë më të freskëta, i është afruar shumë kampionit, por një flamur i verdhë ka shpëtuar Hamiltonin i cili e mbyll në vend të dytë.