Hamiltoni i shqetësuar: Edhe Aston Martin ishte më i shpejtë se ne
Vendi i pestë në garën e Bahrein, duke mos pasur në asnjë moment mundësi për të dueluar për podiumin, ka bërë që shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, të lëshojë kambanat e alarmit. Ajo që shqetëson pilotin britanik të Mercedes është rritja e shpejtë e Aston Martin, që u ngjit në podium pas dy makinave Red Bull.
“E kisha frikën se gjërat në garën e parë në Bahrein nuk do të shkonin ashtu si dëshironim. Nuk ishim shumë të shpejtë dhe nuk dueluam dot për një vend në podium. As Ferrari nuk ishte shumë i shpejtë, por nuk i kapnim dot. Ajo që më bëri përshtypje është se edhe Aston Martin ishte më i shpejtë se ne, na parakaluan me lehtësi”, ka thënë Hamilton.
“Nuk di se si ta konsideroj këtë garë të parë, nuk shoh se kemi ecur përpara, madje ndoshta kemi bërë një hap para, duke qenë se jemi forca e katërt. Duhet të punojmë akoma më shumë, pasi nuk kem i ritmin e makinave që janë para nesh në renditje. Diçka kemi zgjidhur, por jo gjithçka, ndaj duhet parë se ku qëndron problemi”, ka thënë Hamilton.