Hamiltoni ia ‘shkel’ syrin Ferrarit
“Në Monza kam fituar disa herë, duke ua prishur festën tifozëve italianë të Ferrarit. Më pas ata më kanë kërkuar që një ditë ta pilotoj makinën italiane. Nuk e di nëse do ta realizoj ndonjëherë këtë gjë, por nëse largohem nga Mercedesi, opsioni i vetëm do të jetë Ferrari”, u shpreh Lewis Hamiltoni.
Gjithsesi, piloti britanik pranon se vështirë se ai do të largohet nga makina gjermane. “Kur je pjesë e Mercedesit, kur je pjesë e kësaj familje për një kohë të gjatë, vështirë të largohesh kur sheh rezultatet pozitive”, ka deklaruar Hamiltoni.
“Te Ferrari janë dy pilotë të mëdhenj. Vettel e njohim të gjithë, ndërsa Leclerc e ka më të lehtë tani që fitoi një herë. Madje për të do të jetë më e lehtë. Unë do ta bëj maksimumin për të fituar, edhe pse kjo është një pistë që favorizon Ferrarin. Koha mund t’i bëjë gjërat e thjeshta më të vështira, ndaj të shohim”, ka shtuar Hamiltoni.