Hamiltoni: Kam pilotuar makinë edhe më të keqe se kjo
Kriza e rezultateve që ka shoqëruar këtë sezon shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, britanikun Lewis Hamilton, ka bërë që ai të heqë dorë nga titulli kampion. Gjithsesi, ai pranon se falë punës që ai dhe skuadra do të bëjnë do të kalojnë këtë krizë dhe do t’ia dalin mbanë. “Makina nuk mund të pilotohet, por unë s’heq dorë”, ka thënë Hamiltoni.
“Njerëzit më shohin dhe më thonë se kam fituar gjithnjë pasi kam pasur një makinë të mirë dhe se kurrë nuk kam pilotuar një makinë të keqe. Unë mund t’ju garantoj se kjo ka ndodhur edhe më parë. Makina McLaren e vitit 2009 ishte më keq se kjo e sotmja. Ajo ka qenë makina më e keqe që kam pilotuar në karrierën time në Formula 1”, u shpreh Hamilton.
“Ju garantoj se makina Mercedes W13 e këtij viti ka më shumë potencial se kaq. E njëjta gjë na ndodhi edhe në vitin 2009 me makinën McLaren, pasi ishim në gjendje ta zhvillonim më tej atë makinë përgjatë sezonit. Dhe më pas ishim në majë. Ndaj kam besim se të njëjtën gjë do të bëjmë edhe këtë vit, për të qenë sërish kompetitivë”, ka shtuar piloti britanik.