
Hamiltoni: Ky është çelësi i sukseseve të mia
Lewis Hamiltoni zhvilloi një tjetër garë të shkëlqyer në Barcelonë fundjavën e kaluar, ku korri fitoren e radhës në Botërorin 2020 të Formula 1.
Ai e nisi garën nga “pole position” dhe nuk e dorëzoi kreun në asnjë çast, duke kryesuar i shkëputur edhe renditjen e përgjithshme.
“Ishte një fundjavë e përkryer dhe falënderoj skuadrën për makinën që më ka vënë në dispozicion. Ishte një garë ku nuk bëmë asnjë gabim dhe fitorja ishte e merituar”, ka thënë piloti britanik i Mercedesit. Duke folur pikërisht për këtë paraqitje të mirë në vitet e fundit, Hamiltoni ka deklaruar: “Çelësi i sukseseve të mia është se në garë përpiqem të mos bëj asnjë gabim, ose të bëj sa më pak gabime. Për këtë arsye përgatitem shumë psikologjikisht, që të mos shpërqendrohem, sidomos në startin e garës, ku dhe mundësia për të gabuar është më e madhe”.