Hamiltoni më i shpejti në kualifikueset e garës sprint në Kinë

21 mars 2025 | 11:39

Lewis Hamilton do ta nisë nga vendi i parë garën sprint që do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës në Kinë. Piloti britanik i Ferrari dha sot kohën më të shpejtë, 1:30:849, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull. Një paraqitje e shkëlqyer e “kokëkuqes”, që ishte krejt ndryshe nga makina e një jave më parë

në Australi. Në vendin e tretë u rendit Oscar Piastri me McLaren, ndërsa në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari. Në vendin e pestë u rendit George Russell me Mercedes, që la pas Lando Norris (i gjashti), fitues i garës së parë. Në “top 10” më të mirët edhe Kimi Antonelli, Yuki Tsunoda, Alexandre Albon e Lance Stroll.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lirimi” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…