Hamiltoni merr titullin ‘kalorës’ nga Princi Charles

15 dhjetor 2021 | 16:31

Piloti i garave të Formulës 1, Lewis Hamilton, mori titullin “kalorës” vetëm disa ditë pas thyerjes së zemrës së tij në kampionatin e F1, ku nuk arriti ta shkruajë historinë me titullin e tetë.

36-vjeçari Hamilton u nderua nga Princi Charles në një ceremoni në Kështjellën Windsor mëngjesin e së mërkurës. Ai shoqërohej në ceremoni nga nëna e tij Carmen Larbalestier, e cila, së bashku me babanë e tij, Anthony, kanë qenë mbështetës entuziastë të karrierës së tij në F1.

Hamiltoni, shtatë herë kampion bote në Formula 1, mori titullin ‘kalorës’ për shërbimet e tij në Formula.

Ai bashkohet me Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Brabham si garuesi i katërt në F1 që shpallet kalorës. Ky titull vjen vetëm disa ditë pasi Hamiltoni humbi titullin e tij rekord të tetë, duke u mposhtur nga piloti holandez Max Verstappen, në garën e çmendur dhe të diskutueshme në Abu Dhabi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në datë 17 Dhjetor në Greqi do të hapet ankandi…