Hamiltoni: Nuk e kuptoj largimin e Raikkonenit

05 tetor 2018 | 15:13

Ferrari ka vendosur ta ndërpresë marrëdhënien me pilotin finlandez, Kimi Raikkonen dhe në vend të tij do t’i besojë pilotit nga principata e Monacos, Charles Leclerc, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm i Formulës 1.

Raikkoneni është edhe fitues i një titulli kampion bote me “kokëkuqen” në vitin 2007, ndaj edhe vendimi për largimin e tij është pritur me kritika nga shumë tifozë të Ferrarit. Por kritikat për këtë vendim kanë ardhur edhe nga rivali i skuadrës italiane, piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili tha se Ferrari po humbte shumë me këtë.

“Nuk e kam kuptuar asnjëherë vendimin e Ferrarit, për ta larguar Kimi Raikkonenin dhe për t’i besuar Leclerc. Kimi është një pilot i jashtëzakonshëm dhe një nga të preferuarit e mi, ndaj largimi i tij është një humbje e madhe edhe për një skuadër si Ferrari”, ka deklaruar Hamiltoni. Kampioni në fuqi i botës theksoi se fakti që Raikkoneni e di se do të largohet në fund të sezonit, nuk do të ndikojë aspak në performancën e finlandezit në këto pesë gara të fundit të sezonit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, po mbahet Ministeriali Bashkimi…