
Hamiltoni: Nuk e prisja këtë debutim me Ferrarin
Një vend i dhjetë me Ferrarin në garën e parë sezonale në Australi nuk është rezultati që Lewis Hamilton priste në Melburn. Një makinë që zhgënjeu si në provat zyrtare ashtu dhe në garë, duke mos qenë në gjendje të duelojë për vendet e para dhe që dështoi edhe në strategjinë e garës.
“Nuk prisja këtë rezultat në Melburn, pasi mendoja se do të ishim më afër kreut. Bëmë disa gabime në një garë ku me pak kujdes mund të kishim marrë diçka më shumë. Nuk e di se çfarë ndodhi, por kjo garë tregoi se jemi ende pas skuadrave më të mira”, ka thënë Lewis Hamilton.
“Nuk e mohoj që pritshmëritë ishin më të larta se ato që arritëm. Gjithsesi, tani të shohim me kujdes gabimet dhe të përmirësohemi për garën e radhës në Kinë. Besoj se do të dimë të reagojmë ashtu si duhet për të mos lënë më pikë rrugës”, u shpreh piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1.