Hamiltoni nuk heq dorë nga titulli 

02 qershor 2022 | 17:13

Piloti britanik Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, nuk dëshiron të dorëzohet dhe shpreson ende se makina Mercedes do ta ndihmojë për t’u shpallur kampion. Ai arriti të rivalizojë në garën e Spanjës, por në Montekarlo makina gjermane sërish nuk ishte shumë e shpejtë.

“Duhet të kuptojmë se çfarë ka që nuk shkon tek kjo makinë para se të bëjmë një tjetër. Nëse do të ulemi të studiojmë një makinë tjetër, mund të gabojmë sërish, ndaj fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë nuk shkon me këtë që kemi dhe të zbulojmë një rrugë mbi të cilën të punojmë”, ka thënë Hamiltoni.

“Ka shumë aspekte të kësaj makine që nuk dëshiroj t’i kem te njëvendëshja e vitit të ardhshëm. Ato ua kam bërë me dije drejtuesve. Gjithsesi, para se të mendojmë për vitin tjetër, duhet ende një sforco për ta synuar titullin në këtë sezon. Nuk dorëzohem kollaj, pasi mendoj se ka ende mundësi dhe kohë”, ka shtuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema pritet ta marrë “Topin e Artë” por, para…