Hamiltoni nuk humbet kohë, pas prezantimit provon makinën e Ferrarit

22 janar 2025 | 13:58

Pas prezantimit dy ditë më parë në Maranello si pilot i ri i Ferrarit, britaniku Lewis Hamilton ka kryer edhe provat e para me “kokëkuqen”. Në pistën e Fiorano, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka pilotuar makinën SF-23 (makina e vitit 2022).

Fillimisht skuadra ka pritur largimin e mjegullës para se Hamiltonit të zbresë në pistë. Fillimisht ai bëri vetëm një xhiro dhe u kthye në bokse, duke përshëndetur edhe mjaft tifozë të Ferrari të pranishëm në zonën jashtë pistës.

Më pas, Hamiltoni u rikthye në pistë për të bërë dhjetë xhiro dhe duke testuar procedurat e nisjes. Xhirot e para u kryen në një asfalt të lagësht me stafin e inxhinierët që ndiqnin gjithçka me kujdes. Makina e kuqe, me numrin 44 në të, do të dalë disa herë në pistë gjatë ditës së sotme, madje edhe gjatë pasdites. Hamiltoni paraqiti për fansat edhe kokoren e tij të re, e verdhë me logon e Ferrari në të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Bilali Zendeli - BDI Qeveria jolegjitime ka shkelur jo…