Hamiltoni, pas garës së Kanadasë: Ky sezon mund të ndryshojë tërësisht në vijim

20 qershor 2022 | 14:04

Nga ferri i garës së Baku, ku u rendit i katërti mes shumë dhimbjesh dhe vendit të tretë në Montreal, duket sikur ka kaluar një jetë, por në fakt janë vetëm shtatë ditë. Podiumi i arritur të dielën në mbrëmje në pistën kanadeze ka rikthyer buzëqeshjen te Lewis Hamilton.

“Dua të falënderoj të gjithë stafin tim, që punojnë çdo fundjavë fort, këtu në pistë e fabrikë. Është e vështirë të punosh kur nuk sheh progres dhe deri më tani ka qenë një sezon i vështirë për mua në nivelin personal. Ky vend i tretë në Kanada ishte i rëndësishëm për ne”, ka thënë Hamilton.

“Gjatë kësaj kohe jemi impenjuar shumë dhe vendi i tretë në Kanada më ka dhënë më shumë besim, sidomos në faktin që mund të përmirësohemi edhe më tej. Kjo makinë ka potencial edhe pse nuk është 100% ajo që dëshirojmë. Kemi një dritare të vogël ku punojmë, ndaj kam besim se ky sezon mund të ndryshojë tërësisht në vijim”, ka shtuar shtatë herë kampioni i botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, i është gëzuar…