Hamiltoni për herë të pestë kampion në Formula 1
01 janar 2019
| 15:49
Piloti britanik Lewis Hamilton për herë të pestë është shpallur kampion bote në Formula 1.
33-vjeçari bëhet vetëm piloti i tretë në histori të këtij sporti që ka fituar pesë tituj të botës. Ai barazon rekordin e pilotit legjendar argjentinas Juan Manuel Fangio, kurse mbetet prapa rekordmenit Michael Schumacher i cili ka fituar shtatë herë titullin e botës.
/Epoka e re/