
Hamiltoni për makinën e Red Bull: Nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë
“Të jem i sinqertë, nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë. Kur ne dominonim në pistë, nuk ishim kaq të shpejtë sa ky Red Bull i sotëm. Është makina më e shpejtë që kam parë, sidomos duke e krahasuar me makinat e tjera”.
Është kjo deklarata e dhënë nga shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton. Dikur ai dominonte me Mercedes dhe e di se çfarë është një makinë e shpejtë. Red Bull ka dominuar në dy garat e para të këtij sezoni, duke
arritur dy fitore të dyfishta. Britaniku, në lidhje me parakalimin që Verstappeni i bëri në Arabi, sqaroi: “As që u përpoqa të mbroj vendin, pasi ishte e kotë. Ai më kaloi në një zonë me shpejtësi maksimale dhe nuk bëra asnjë manovër, pasi mes nesh ka diferenca të mëdha në shpejtësi”.