
Hamiltoni për Mick Schumacher: Ka talent të madh, një fitore për Mercedesin
23 dhjetor 2022
| 12:45
Lewis Hamilton ka folur për ardhjen e Mick Schumacher tek Mercedesi, ku do të zërë pozicionin e pilotit të tretë për sezonin e ri në Formula 1.
Shtatë herë kampioni i botës, për mikrofonat e “Sport Bild”, u shpreh shumë i lumtur me zbarkimin e djalit të Michael, i cili në dy sezonet e fundit ka garuar për Haas.
“Mick është shumë i talentuar. Është një fitore për Mercedesin. Ai është një pilot gjerman. Babai i tij Michael dhe Mercedesi ishin tashmë shumë të afërt. Sot nuk punon aq ngushtë me pilotin e tretë, është shumë punë në simulator dhe jo si më parë, edhe nëse do të vazhdojmë të jemi shokë të skuadrës”, ka thënë Hamilton.