Hamiltoni, piloti më i paguar në Formula 1
Lewis Hamiltoni është “mbreti” i Formula 1. Sipas një renditje të publikuar sot nga “Formula Money”, piloti britanik i Mercedesit është piloti më i paguar në historinë e Formulës 1, me 489 milionë dollarë.
Kjo është shuma e arkëtuar nga britaniku në 12 vjet karrierë në garat e automobilizmit, mes rrogës dhe premive që ka fituar që nga viti 2007, sezon kur debutoi në Formula 1.
Në vendin e dytë renditet legjenda Michael Schumacher e pas tij spanjolli Fernando Alonso. I katërti Sebastian Vettel, ndërkohë që në “top 10” pilotët më të pasur janë gjashtë ferraristë.
Ja 10 pilotët më të pasur të historisë së F1: Lewis Hamilton (489 milionë dollarë), Michael Schumacher (464 milionë dollarë), Fernando Alonso (458 milionë dollarë), Sebastian Vettel (358 milionë dollarë), Kimi Raikkonen (331 milionë dollarë), Jenson Button (147 milionë dollarë), Ralf Schumacher (121 milionë dollarë), Jacques Villeneuve (115 milionë dollarë), Felipe Massa (110 milionë dollarë), Rubens Barrichello (110 milionë dollarë).