Hamiltoni, polemika me Mercedesin: Më lanë mua çdo përgjegjësi për garën

10 maj 2022 | 16:47

I renditur në vendin e gjashtë në garën e fundit të zhvilluar në Majemi, piloti britanik Lewis Hamilton është i pakënaqur me këtë rezultat. Sërish ai u klasifikua pas shokut të tij të skuadrës George Russell (i pesti). “U renditëm në vendet 5-6, ndaj kemi arritur pikë të rëndësishme për skuadrën”, ka thënë Hamiltoni.

Shtatë herë kampioni i botës, duke folur për paraqitjen e tij dhe makinën, ka shtuar: “U përpoqa të rikuperoja, por pa sukses. Është një periudhë që nuk kam fat. Fakti që mbaruam garën dhe morëm pikë është pozitiv, por në Majemi nuk pashë shumë aspekte pozitive nga makina Mercedes. Nuk jemi ende aq të shpejtë sa rivalët. Nuk më pëlqeu biseda me skuadrën në lidhje me strategjinë, që e lanë gjithçka në dorën time. Ata i kanë të gjitha detajet e makinës dhe duhet të marrin një vendim. Në këtë garë e hodhën topin në fushën time dhe nuk e kuptoj përse”, ka shtuar Hamiltoni, i cili i referohet momentit kur në pistë hyri makina e sigurisë e mund të ndryshonte strategji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ideja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e…