
Hamiltoni rekord historik në Silverstone, zhgënjen Vetteli
Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Anglisë, duke triumfuar sërish në pistën e Silverstone dhe vendosi rekord si piloti me më shumë tore në garën e shtëpisë (10 tore).
Pavarësisht se e nisi në “pole position”, Valteri Bottas e mbylli në vend të dytë, duke kompletuar për herë të shtatë një podium dysh për Mercedes. Ndërkohë që për Ferrarin e vetmja gjë pozitive janë paraqitjet e Charles Leclerc, i cili u ngjit në
shkallën e tretë të podiumit. Sebastian Vettel, i nisur nga vendi i gjashtë, katranosi gjithçka në gjiron e 37-të, kur në tentativë për të kaluar Max Verstappen e goditi nga pas, duke dëmtuar hundën e makinës dhe mori 10 sekonda penallti, duke u renditur në vend të 16-të, raporton “Telesport”.
Gara e ardhshme është më 28 korrik, pas dy javësh, për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Hockenheimring.