Hamiltoni rezulton pozitiv me Covid-19
Lewis Hamilton, kampioni i F1 ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është vetizoluar. Vetëm dy javë pasi u shpall për herë të 7-të kampion ai është infektuar nga koronavirusi dhe me të gjitha gjasat humbet garën e fundjavës, në Sakhir Grand Prix të Bahreinit.
Pikërisht anglezi do të zëvendësohet në krye të makinës më të mirë Mercedez nga Stoffel Vandoorne ose Esteban Gutierrez.
Hamilton është një nga garuesit më të mirë në gjithë historinë e F1 pasi me tituj qëndron barazim me legjendën Schumacher, teksa ka më shumë fitore se gjermani duke mbajtur rekordin.
Sa i përket infektimit, vetëm javën e kaluar Hamilton rezultoi plot 3 herë negativ, teksa të hënën ka shfaqur simptoma pasi ka pasur kontakte me një individ dhe tashmë atij i duhet të qëndrojë në izolim të paktën deri në fundjavë.