Hamiltoni: Rrethi i kabinës ma shpëtoi jetën

13 shtator 2021 | 17:20

Lewis Hamiltoni ka thënë se rrethi i sigurisë në kabinën e formulës së tij ia ka shpëtuar jetën atij gjatë përplasjes me rivalin Max Verstappen në Italian Grand Prix.

Beteja në Formula 1 mes liderit të kampionatit Max Verstappen dhe kampionit në fuqi Lewis Hamilton ka mundur të përfundonte me fatalitet për vozitësin britanik, pas përplasjes mes tyre të dielën. Shtatë herë kampioni i botës, 36-vjeçar, u godit nga vozitësi i Red Bullit Verstappen, por rrethi mbrojtës në kabinën e Mercedesit të Hamiltonit doli të ishte vendimtar.

“Ndihem shumë me fat. Falë Zotit rrethi më shpëtoi mua dhe ma shpëtoi kokën. Jam mirënjohës që jam ende këtu. Ndihem tejet i bekuar që dikush po më shikonte nga lart”, ka thënë Hamilton.

Të dy vozitësit shpëtuan pa lëndime, por Hamiltoni është me fat pasi shumë lehtë ka mundur të pësonte rëndë nga ajo përplasje. Përplasja ndodhi në rrethin e 26 të garës në Monza kur Verstappen po afrohej drejt një kthese me shpejtësi 362 km/h. Verstappen u përpoq ta kalonte Hamiltonin nga ana e majtë, por doli nga pista dhe u përplas në britanikun. Goma e djathtë e formulës së vozitësit holandez e goditi kabinën e formulës së Hamiltonit dhe britaniku shpëtoi vetëm falë rrethit të kabinës, përndryshe do të pësonte një goditje fatale në kokë.

Vlerësohet se Verstappen ishte ai që e shkaktoi përplasjen dhe si pasojë u dënua me tri pozita në garën e ardhshme në Rusi më 26 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…