Hamiltoni: Schumacheri mbetet më i miri

31 tetor 2018 | 11:00

Me 5 tituj kampionë bote në Formula 1, Lewis Hamiltoni ka barazuar rekordin e Juan Manuel Fangio, por për pilotin britanik më i madhi i këtij sporti mbetet Michael Schumacheri, me 7 tituj kampionë. Jo vetëm kaq, por piloti gjerman numëron 91 fitore, 20 më shumë se Hamiltoni (71).

“Nuk e kam konsideruar kurrë veten si piloti më i mirë, edhe pse i di mirë aftësitë e mia si pilot”, ka thënë Hamiltoni. “Unë ndjek këshillën që babai im më ka dhënë kur isha tetë vjeç: Lër pistën të flasë. Dhe unë ndjek këtë këshillë. Është pista dhe rezultatet e mia që flasin vetë dhe më pas njerëzit të gjykojnë. Por Michael ka qenë një gjeni në këtë sport, për mënyrën se si hyri te Ferrari dhe ato që ka arritur me këtë makinë. Unë do të mbetem gjithnjë tifoz i tij”, ka deklaruar Hamiltoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India ka shpalosur statujën më të madhe në botë, e…