Hamiltoni thyen rekordin e Schumacherit
26 tetor 2020
| 09:34
Luis Hamilton ka thyer në Portugali rekordin historik të Michael Schumacher duke marrë fitoren e 92-të në karrierën e tij në Formula 1.
Britaniku trimfoi në ”Portuguese Grand Prix” pasi la pas Valtteri Bottas dhe Max Verstappen. Në fund të garës publiku duartrokiti arritjen historike të Hamilton që 14 vite më parë, kur ai realizoi dhe garën e parë të tij në F1 as nuk mund të imagjinohej.
”As mund ta imagjinoja që në ditë do isha këtu ku jam sot”, ka thënë Hamilton i emocionuar në fund të garës.
Tashmë ai ka një tjetër sfidë, të thyejë rekordin e Schumacher prej 7 titujsh.