Hamiltoni triumfon edhe në Sochi
30 shtator 2018
| 15:47
Lewis Hamilton ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të 5-të kampion në Formula 1, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë, në Sochi.
Piloti britanik, i cili u nis nga vendi i dytë, arriti ta mbyllë garën i pari, falë edhe një urdhri nga skuadra Mercedes, që Valteri Bottas t’i hapte udhë. Finlandezi u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili nuk arriti të marrë më të mirën nga gara e Rusisë.
Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, piloti britanik i Mercedesit kryeson me 306 pikë, 50 më shumë sesa Vettel i Ferrarit.