Hamiltoni triumfon në Francë

24 qershor 2018 | 19:24

Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Francës pas një dekade. Ky ishte triumfi i 65-të i anglezit.

Ishte një garë pa shumë emocione, hiq startin ku pati disa makina të përplasura duke detyruar edhe makinën e sigurisë të dalë në pistë për disa xhiro derisa të pastrohej pista. Vetteli ishte protagonisti në start teksa nuk i ka hapur rrugë Bottasit, i cili ishte më përpara në kthesë, duke e prekur me hundën e tij në gomën e majtë. Të dy pësuan dëme dhe duhet të futeshin në bokse për të riparuar makinat. Pas daljes nga pista të makinës së sigurisë gara u zhvillua normalisht, me Vettelin që duhet të bënte edhe 5 sekonda penallti për gabimin ndaj Bottas. Gjithsesi Ferrari i tij ishte shumë i shpejtë dhe ai arriti të rikuperonte shumë pozicione gjatë garës. Hamilton nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, me Riccardo, Verstappen dhe Raikkonen që konkurronin për vendin e dytë gjatë gjithë kohës. Në fund, ishte holandezi ai që kapi vendin e dytë, me finlandezin e Ferrarit që kapi vendin e fundit të podiumit. Vettel duhet të kënaqet vetëm me vendin e 5-të.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, akoma nuk e ka firmosur…