Hamiltoni triumfon në Francë, tjetër dështim nga Vetteli

23 qershor 2019 | 17:16

Dominimi i Lewis Hamilton dhe Mercedes në Formula 1 ka vazhduar edhe në pistën e Francës. Piloti anglez nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren, duke bërë një ndër garat më të mira në karrierë.

Hamilton mbajti një diferencë prej 18.056 sekondash me kolegun Valteri Bottas që mbajti vendin e dytë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Sharl Lekler, i cili duhet të mjaftohet me vendin e tretë në podium.

Zhgënjen përsëri Ferrari, që duhet të ngushëllohet me vendin e tretë të marrë nga Leclerc, ndërsa Vettel e ka mbyllur në vendin e pestë. Hamilton kryeson renditjen e pilotëve me 187 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Bottas, me 151 pikë dhe Sebastian Vettel me 111 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 14 perona kanë humbur jetën dhe 50 të…