Hamiltoni triumfon në Rusi
Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Rusisë, duke lënë pas vetes Bottas dhe Leclerc.
Ferrari realizoi start perfekt, duke nxjerrë Sebastian Vettelin në vend të parë dhe Leclerc në të dytin, që bëri rolin e “tapës” për Hamiltonin, që u pozicionua i treti.
Gjithsesi në vijim pati tension mes dy pilotëve të kokëkuqes, pasi Vettel refuzoi t’i hapte rrugën Leclerc, duke dalë jashtë planit dhe strategjisë së skuderisë, raporton “Telesport”.
Ndërkohë në xhiron 28 Sebastian Vettel tërhiqet nga gara për shkak të një problemi në motor, ndërsa Hamilton i merr vendin e parë Leclercut, që zhvilloi dy “pit-stop” dhe piloti britanik e pati të thjeshtë të menaxhojë garën, deri në vijën e finishit. Në vend të katërt u rendit Verstappen, i ndjekur nga Albion, Sainz dhe Perez.