Hamiti: Asociacioni, suksesi më i madh i qeverisë Kurti në këto dy vjet
07 prill 2023
| 12:45
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se suksesi më i madh i Qeverisë Kurti deri me tani është Asociacioni.
Ai ka ironizuar me lojën e fjalëve që qeveritarët po bëjnë në lidhje me këtë çështje.
“Asociacioni kalon! Edhe vetëmenaxhimi për komunitetin serb, për ‘Zajednicën’ serbe kalon. Mirëpo, ‘Zajednica’ nuk kalon! Sukses i madh qeverisë #KREJTdheDREJT! Më i madhi në këto dy vjet të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.