Hamiti, Bislimit: Qeveria e ka hak ta shënojë 1-vjetorin e sanksioneve nga BE-ja
23 qershor 2024
| 20:35
Muhamet Hamiti i LDK-së ka shkruar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se masat e BE-së ku Kosova ka humbur me qindëra miliona euro, ia kanë vlejtur.
Sipas Hamitit, ngaqë Bislimi thotë kështu, atëherë kjo qeveri i ka hak sanksionet.
E plotë:
Qeveria e Vetëvendosjes e ka hak ta shënojë 1-vjetorin e sanksioneve ndërkombëtare që po i përjeton Kosova për herë të parë në historinë e vet falë politikës së Albin Kurtit me shokë e shoqe.
Kosova ka humbur qindra milionë euro deri tani, por do t’ia vlente t’i humbte edhe 1 miliard e gjysmë euro, siç ka thënë zëvendësi i Kurtit.
Republika e Kosovës nuk e ka marrë asnjë njohje ndërkombëtare në kohën e Qeverisë Kurti. Ja edhe një arritje e regjimit #KREJTdheDREJT!